Prerëse mishi elektrike Elit MS-23 është e fuqishme dhe e qëndrueshme për prerje të rregullt të mishit, djathit apo bukës në shtëpi. Me motor 150 W dhe trup metalik "heavy duty", ofron stabilitet dhe jetëgjatësi. Tehu prej çeliku inoks 190 mm është i heqshëm për pastrim të lehtë, ndërsa rregullimi i trashësisë 0–15 mm ju lejon prerje sipas nevojës.
Pajisja vjen me mbrojtës gishtash, kapëse ushqimi dhe çelës sigurie për përdorim të sigurt. Këmbët kundërrrëshqitëse sigurojnë qëndrueshmëri në tavolinë.
- Fuqia: 150 W, 220–240 V ~ 50 Hz
- Trup dhe bazë metalike të qëndrueshme
- Teh inox 190 mm i heqshëm
- Trashësi prerjeje e rregullueshme 0–15 mm
- Mbrojtje sigurie, kapëse ushqimi dhe këmbë antirrëshqitje
Regjistrohu
Produkte të shikuara