Statusin e porosisë tuaj mund ta kontrolloni lehtësisht duke u kyçur në platformën tonë foleja. Pasi të jeni kyçur në llogarinë tuaj, shkoni te seksioni Porositë, ku mund të gjeni statuset e mëposhtme për çdo porosi:
Hapur – Porosia është regjistruar.
E konfirmuar – Porosia është konfirmuar dhe po përpunohet.
Në tranzit – Porosia juaj është në rrugë drejt Depos tonë.
Depo – Porosia është në depo dhe po përgatitet për dërgesë.
Me korrierin – Porosia është në shpërndarje me korrierin dhe pritet të dorëzohet.
E dorëzuar – Porosia juaj është dorëzuar me sukses.
Gjithashtu, informacionet rreth kohës së arritjes së porosisë i keni në emailin e konfirmimit të porosisë. Kjo kohë mund të ndryshojë varësisht nga artikujt e zgjedhur dhe mënyra e transportit.