JBL Tune 720BT janë kufje on-ear pa kabllo me JBL Pure Bass Sound dhe lidhje Bluetooth 5.3 për dëgjim të qëndrueshëm. Dizajni i lehtë me jastëkë memory foam dhe shirit të mbushur i bën të rehatshme për përdorim të gjatë, ndërsa palosen lehtë për bartje.
Bateria ofron deri në 76 orë dëgjim (varësisht përdorimit) dhe karikimi i shpejtë jep rreth 3 orë përdorim me vetëm 5 minuta karikim. Karikohet me USB-C dhe në paketë vjen edhe kabllo audio e ndashme për përdorim me kabllo kur bateria është bosh.
- Driver 40 mm, frekuencë 20 Hz – 20 kHz, impedancë 32 Ω, ndjeshmëri 108 dB
- Mikrofon i integruar me Voice Aware për thirrje më të qarta
- Multi-point: lidhje me disa pajisje dhe kalim automatik mes tyre
- Kontrolle me butona për volum, riprodhim dhe thirrje
- Personalizim me JBL Headphones App (EQ) dhe mbështetje për Google Assistant
Regjistrohu