Yealink BH74 janë kufje wireless on-ear për komunikim profesional dhe dëgjim muzike, me lidhje Bluetooth dhe stendë për vendosje/karikim në tavolinë. Ofron audio të pastër dhe reduktim të zhurmës (ANC) për fokus më të mirë gjatë thirrjeve.
Dizajni i lehtë dhe jastëkët e butë i bëjnë të rehatshme për përdorim të gjatë, ndërsa kontrolli i volumit dhe komandat në kufje e thjeshtojnë menaxhimin e thirrjeve dhe muzikës. Të përshtatshme për platforma si Microsoft Teams, Zoom dhe Google Meet.
- Bluetooth wireless me rreze deri 50 m
- ANC / reduktim zhurme për ambient të qetë
- Mikrofon i integruar (boom mic) për thirrje
- Autonomi deri 32 orë
- Pesha 150 g, frekuenca 20 Hz – 20 kHz
Regjistrohu