Keychron K3 Max (K3M-H1) është tastierë mekanike ultra e hollë me layout 75% (pa numpad), e përshtatshme për punë në zyrë/shtëpi dhe për gaming. Ka lidhje tri-mode: USB-C me kabllo, 2.4 GHz dhe Bluetooth 5.1 me mundësi me u lidh deri në 3 pajisje njëkohësisht.
Përdor switch-a Gateron Low Profile Red (linear, të lehtë dhe të qetë) dhe version hot-swap për ndërrim të switch-ave pa saldim. Kapakët e tasteve janë PBT double-shot me profil LSA, ndërsa brenda ka IXPE acoustic foam dhe latex foam për zhurmë më të ulët dhe ndjesi më të butë gjatë shtypjes. Përkrah QMK/VIA dhe Keychron Launcher për remap, macro dhe personalizim përmes shfletuesit.
- Layout 75% (kompakte), US (American)
- Lidhje: USB-C, 2.4 GHz (polling 1000 Hz), Bluetooth 5.1 (deri 3 pajisje)
- Switch-a: Gateron Low Profile Red, hot-swap
- Keycaps: PBT double-shot, profil LSA
- Kompatibile me macOS/Windows/Linux, me keycaps të dedikume për Mac dhe Windows
Regjistrohu
Produkte të shikuara