Sistem transmetimi HDMI pa tel Unitek V1184A01, USB-C në HDMI, 50 m, 1080p@60Hz, i zi, set transmetues + marrës
Unitek V1184A01 është sistem transmetimi HDMI pa tel (transmetues + marrës) për me dërgu figurë dhe audio nga pajisje me USB-C (telefon, laptop, kompjuter) në TV, monitor ose projektor me HDMI, pa pasë nevojë për kabllo të gjatë HDMI.
Punon përmes rrjetit WiFi dhe mbështet cilësi Full HD 1080p me 60Hz, me vonesë minimale. Është i përshtatshëm për prezantime, zyrë, shtëpi (home theater) dhe përdorim të përditshëm.
- Rreze deri në 50 m (hapësirë e hapur), transmetim 2.4G + 5G
- Rezolucion FHD 1920×1080 @ 60Hz me audio
- 2 mënyra pune: pasqyrim i ekranit (clone) ose ekran i zgjerum (extended)
- Plug & use: s’kërkon drivera shtesë
- Në paketim: transmetues, marrës, kabllo USB-A në USB-C 1 m, kabllo HDMI 25 cm, manual
Regjistrohu