Tastierë mekanike Keychron Q3 Max QMK/VIA (Q3M-P4), Gateron Jupiter Yellow, TKL 80%, RGB, USB/Bluetooth/2.4GHz, e bardhë
Keychron Q3 Max QMK/VIA (Q3M-P4) është tastierë mekanike premium me layout TKL (80%) pa numpad, e dizajnuar për lojëra dhe punë. Ka trup alumini CNC për stabilitet të lartë dhe ndriçim RGB të personalizueshëm, si dhe lidhje me kabllo ose pa kabllo.
Me QMK/VIA mund të personalizosh funksionet e çdo taste, makrot dhe shtresat (layers). Hot-swap të lejon me i ndërru switch-at pa saldim, ndërsa lidhja 2.4 GHz dhe Bluetooth 5.1 ofrojnë përdorim fleksibil në disa pajisje.
- Layout US (ANSI), TKL 80% pa numpad, me rrotë (knob) për kontroll të shpejtë
- Switch-a Gateron Jupiter Yellow, hot-swap, anti-ghosting
- Lidhje: USB (me kabllo), wireless 2.4 GHz dhe Bluetooth 5.1 (ndërrim mes 3 pajisjeve)
- Ndriçim RGB me efekte dhe konfigurim përmes QMK/VIA
- Kasa alumini CNC; përmasa 36.5 x 13.7 x 3.26 cm, peshë 2045 g; pa HUB USB, pa konektorë audio, pa wrist rest
Regjistrohu
Produkte të shikuara