Tastierë mekanike gaming Ducky One 2 SF DKON1967ST-CUSPDAZT1, Cherry MX Blue, 65% US layout, RGB, e zezë
Ducky One 2 SF është tastierë mekanike gaming me layout kompakt 65%, e dizajnuar me kornizë të ngushtë dhe trup plastik. Përdor switch-a Cherry MX Blue për ndjesi “clicky” dhe feedback të theksuar gjatë shtypjes.
Lidhet me PC përmes USB dhe ka portë USB Type-C me kabllo të ndashme (Type-C në tastierë, Type-A në kompjuter). Ndriçimi RGB konfigurohet pa software, direkt me kombinime të tasteve, dhe tastiera mbështet ruajtje profileve dhe makro.
- Switch-a: Cherry MX Blue (mekanike)
- Layout: 65% / pa numpad, US (American)
- RGB backlight me 12 mënyra ndriçimi, konfigurim pa software
- USB N-Key Rollover / anti-ghosting dhe 1000 Hz polling rate
- Keycaps PBT me shënim laser (më të qëndrueshme se ABS)
Regjistrohu