Pllakë amë Gigabyte X870E AORUS MASTER X3D, ATX, DDR5, Wi‑Fi 7, USB4, 10GbE/5GbE, me antenë WiFi
Gigabyte X870E AORUS MASTER X3D është pllaka amë ATX për sisteme të avancuara me procesorë AMD Ryzen të serive 7000/8000/9000. Bazohet në chipset-in AMD X870E dhe është ndërtu për performancë të lartë në gaming dhe punë të rënda, me furnizim të fuqishëm të energjisë dhe ftohje të dedikume për komponentë kyç.
Ofron mbështetje të plotë për memorje DDR5 deri në 256 GB (4 slote U-DIMM, Dual-Channel) dhe zgjerim modern me PCI Express 5.0 për kartelë grafike dhe ruajtje NVMe, plus lidhje të avancume rrjeti me Wi‑Fi 7 dhe dy porta LAN (10GbE dhe 5GbE). Për audio ka sistem 7.1 me Realtek ALC1220 dhe DAC ESS ES9118, si dhe dalje optike S/PDIF.
- DDR5 deri 256 GB, me profile AMD EXPO dhe Intel XMP
- 3x slote PCIe x16 dhe disa slote M.2 (përfshi PCIe 5.0) plus 2x SATA 3
- Wi‑Fi 7 (antena e përfshirë) + 2x RJ‑45 (10GbE/5GbE)
- 2x USB4 Type‑C në panelin e pasëm, HDMI dhe butona Power/Clear CMOS
- Audio 7.1 me DTS:X Ultra, DAC ESS ES9118 dhe S/PDIF optik
Regjistrohu