Arctic P14 Pro Reverse A-RGB është set me 3 ventilatorë 140 mm për ftohje të kasës ose radiatorëve, me dizajn “reverse airflow” që e mban pjesën e bukur të helikave dhe ndriçimit A-RGB të dukshme kur montohet si intake (p.sh. poshtë ose anash në kasë).
Ventilatorët punojnë me lidhje 4-pin PWM për kontroll të shpejtësisë dhe mbështesin PST (PWM Sharing Technology) për lidhje zinxhir, që i lehtëson kabllot dhe menaxhimin. Ndriçimi A-RGB mund të sinkronizohet dhe personalizohet (p.sh. me SignalRGB) për efekte dhe ngjyra të njëjta me komponentët tjerë.
- Madhësia: 140 x 140 mm, trashësia 30 mm
- Shpejtësia: 400–2650 rpm (PWM)
- Rrjedha e ajrit: deri 98 CFM (166.5 m³/h)
- Shtypje statike e lartë: 5.1 mm H2O (e përshtatshme për filtra pluhuri/radiatorë)
- Ngjyrë: e zezë, ndriçim A-RGB
Regjistrohu
Produkte të shikuara