Filtër polarizues CPL nga 70mai, i dizajnuar posaçërisht për kamerat e makinës 70mai A500S, A800S, Lite D08 dhe Lite 2 D10. Ndihmon me përmirësu pamjen e videove duke ul reflektimet dhe rrit ngopjen e ngjyrave, për pamje ma të kthjellta në kushte të ndryshme ndriçimi.
Instalohet lehtë në lentën e kamerës dhe shërben edhe si mbrojtje shtesë kundër gjurmëve të gishtave, pluhurit dhe gërvishtjeve. Nuk rekomandohet përdorimi gjatë vozitjes natën, sepse mund ta errësojë pamjen.
- Përputhshmëri: 70mai A500S, A800S, Lite D08, Lite 2 D10
- Ul reflektimet dhe shkëlqimin nga xhami/dashbordi dhe sipërfaqet e lagështa
- Rrit saturimin dhe thellësinë e ngjyrave
- Koeficient polarizimi 99.9% për efekt të lartë
- Mbron lentën nga papastërtitë dhe gërvishtjet
Regjistrohu
Produkte të shikuara