Dell UltraSharp U4025QW është monitor profesional ultra-wide 21:9 me ekran të lakuar 39.7\" dhe rezolucion 5K (5120 x 2160). Paneli IPS Black me shtresë matte ofron kontrast të lartë dhe kënde të gjera shikimi, ndërsa 120 Hz sjell lëvizje më të butë gjatë punës dhe scroll-it.
Ka veçori për rehati të syve si reduktim i dritës blu dhe Flicker Reduction, si dhe sensor drite ambientale që rregullon ndriçimin dhe temperaturën e ngjyrave sipas ambientit. Për lidhje, ofron USB-C/Thunderbolt 4 me furnizim energjie deri 140 W, RJ-45 deri 2.5 GbE, si dhe funksione si KVM dhe ndarje ekrani me iMST.
- Ekran i lakuar 39.7\" 21:9, 5K 5120x2160, 120 Hz, 450 cd/m²
- Panel IPS Black, matte, 1.07 miliard ngjyra, 99% DCI-P3 / Display P3, kontrast 2000:1
- Lidhje: DisplayPort, HDMI, RJ-45, USB-C x3 (Thunderbolt 4), USB HUB 3.1
- Rehati për sy: reduktim i dritës blu, Flicker reduction, sensor drite ambientale
- Veçori pune: iMST (ndarje si dy ekrane), KVM, altoparlantë të integruar 18 W, rregullim lartësie, montim VESA
Regjistrohu