Krem fytyre hidratues MOLIV me probiotikë të gjallë (Lactobacillus plantarum), i dizajnuar për përdorim të përditshëm ditë dhe natë. Formula dyfazore kombinon komponentin probiotik me fazën krem, për me mbështet mikrobiomën e lëkurës dhe me përmirësu ndjesinë e hidratimit.
I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe normale. Përbërës si gjalpi shea, lëngu i aloe vera, vaji i bajames së ëmbël, vaji i trëndafilit të egër dhe acidi hialuronik ndihmojnë në ushqim dhe në krijimin e një shtrese mbrojtëse që zvogëlon humbjen e lagështisë nga sipërfaqja e lëkurës.
- Krem hidratues me probiotikë të gjallë dhe formulë 3P (prebiotikë + postbiotikë)
- Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe balancimin e mikrobiomës së lëkurës
- Hidratim i thellë me acid hialuronik dhe vajra ushqyes
- Për përdorim ditë/natë; teksturë e pasur
- Vegan; kapacitet 30 ml
Regjistrohu