Creative BT-W5 është adapter audio Bluetooth (transmetues) me lidhje USB-C që mundëson dërgim të zërit pa kabllo nga PC/Mac ose pajisje të tjera me USB-C te kufjet ose altoparlantët Bluetooth. Dizajni i vogël dhe i lehtë (rreth 3 g) vjen në ngjyrë të zezë dhe furnizohet direkt nga porta USB-C (pa bateri).
Me Bluetooth 5.3 dhe codec aptX Adaptive, ofron lidhje stabile dhe audio me cilësi të lartë, me opsione për cilësi më të mirë ose vonesë më të ulët (low latency) për video dhe lojëra. Ka funksion për ndërrim të shpejtë të pajisjes së lidhur me buton dhe mund të kalohet në HFP mode për thirrje/voice chat (duke përdorur mikrofonin e kufjeve Bluetooth).
- Lidhje USB-C, Plug & Play
- Bluetooth 5.3, rreze deri 50 m
- aptX Adaptive me zgjedhje cilësi e lartë ose low latency (përmes aplikacionit Creative)
- Ndërrim i shpejtë mes pajisjeve të lidhura me një buton
- Shumë i lehtë dhe kompakt, pa bateri (furnizohet nga USB-C)
Regjistrohu
Produkte të shikuara