Karikues për veturë Xiaomi BHR6814GL me fuqi deri 67W, i dizajnuar për prizën e ndezësit të cigares (cigarette lighter). Ofron karikim të shpejtë për pajisje të ndryshme si celularë, tabletë, power bank dhe disa laptopë që mbështesin USB-C.
- Dalje USB-C deri 67W MAX me mbështetje për protokolle të karikimit të shpejtë
- Dalje USB-A me karikim të shpejtë deri 18W kur përdoret veç
- Karikon 2 pajisje njëkohësisht (fuqia totale deri 55W kur përdoren të dy portat)
- Mbrojtje të integruara: mbirrymë, mbinxehje, mbitension dhe qark i shkurtër
- LED indikator për gjendjen e karikimit dhe dizajn që përshtatet me brendinë e veturës
Trupi kompakt dhe ngjyra e zezë e bëjnë të lehtë përdorimin në shumicën e veturave, duke u lidhur direkt në portën 12V/24V të ndezësit.
Regjistrohu