Informacioni i produktit
70mai M500 është kamerë regjistruese (dash cam) për xhamin e përparmë të veturës, me memorie të integruar 128GB eMMC dhe kënd shumë të gjerë shikimi 170°. Regjistron video me rezolucion deri në 2592×1944 (5MP) dhe kontrollohet edhe përmes aplikacionit.
- Rezolucion video deri 2592×1944, aperturë f/2.0 dhe HDR për pamje më të qartë
- Memorie e integruar eMMC 5.1 128GB (pa nevojë për kartelë memorie)
- Wi-Fi për lidhje me aplikacionin dhe menaxhim të videove/fotove
- GPS/GLONASS për shpejtësi, koordinata dhe "route tracking"
- G-sensor, regjistrim emergjent, parking mode, loop recording, time-lapse dhe ADAS me njoftime zanore
Në paketim përfshihet kamera 70mai M500 128GB, mbajtësi me shirit ngjitës, kabllo rryme USB/USB-C, klipsa për kabllo, karikues për veturë me 2 porta, sticker elektrostatik dhe manuali. Për parking mode 24/7 kërkohet lidhja me 70mai Hardwire Kit UP03 (shitet veçmas).
Regjistrohu
Nuk u gjet asnjë vlerësim. Bëhuni i pari që ndani përvojën tuaj.