BIBS Couture është biberon (pacifier) anatomik/ortodontik për bebe, me thithkë silikoni dhe mburojë PP. Dizajni i rrafshët poshtë dhe i lakuar lart përshtatet me qiellzën dhe e ndihmon pozicionimin e duhur të gjuhës. I përshtatshëm për moshë 6+ muaj (madhësia M).
Mburoja e shpuar ndihmon ajrosjen e lëkurës rreth gojës, ndërsa sistemi i ventilimit te thithka lëshon ajër kur fëmija e shtrëngon, për të ruajtur formën gjatë përdorimit. Prodhuar në Danimarkë dhe pa BPA, PVC dhe ftalate.
- Thithkë 100% silikon ushqimor, më e qëndrueshme ndaj konsumimit
- Formë anatomike/ortodontike (konvekse lart, e rrafshët poshtë)
- Mburojë PP e shpuar për ajrosje dhe më pak irritim
- Sistem ventilimi që lëshon ajër gjatë thithjes
- Përmasa: lartësia e thithkës 28–30 mm; mburoja 37 × 59 mm
Përdorimi dhe kujdesi: para përdorimit të parë laje dhe zieje 5 minuta, pastaj lëre me u ftohë. Para çdo përdorimi laje me sapun dhe ujë dhe thaje. Nuk është për lavastovilje dhe nuk rekomandohet sterilizim në mikrovalë. Zëvendësoje çdo 4–6 javë ose më herët nëse vëren dëmtime; përdoret vetëm nën mbikëqyrje të të rriturve.
Regjistrohu