70mai Jump Starter Max PS06 është pajisje portative 12V për ndezje të automjetit dhe për furnizim me energji të pajisjeve elektronike. Me bateri polimer-litium 18000mAh dhe rryme kulmore 1000A, ofron fuqi të lartë ndezjeje në kushte të ndryshme.
Mbështet ndezjen e makinave me benzinë deri në 8.0L, naftë deri në 3.5L, si dhe motoçikletave. Ka mbrojtje kundër lidhjeve të gabuara dhe funksione sigurie të asistuara me inteligjencë artificiale, si dhe llambë LED me 3 modalitete.
- Kapacitet: 18000mAh; tension: 12V
- Rryma e nisjes: 450A; rryma maksimale: 1000A
- Power bank për karikim të celularëve/tabletëve dhe pajisjeve të tjera
- Llambë LED: ndriçim, sinjal paralajmërues, SOS
- Përmasat: 217.2 × 93.2 × 28.6 mm; pesha: 1.4 kg
Në paketim përfsihen: jump starter, kabllo karikimi USB, kabllo ndezjeje (klemat), çantë mbajtëse, kabllo për prizë të çakmakut, manual përdorimi.
Regjistrohu
Produkte të shikuara