ASRock B550M-HDV është pllakë amë Micro ATX për procesorë AMD Ryzen me socket AM4. Mbështet RAM DDR4 me arkitekturë Dual-Channel dhe ofron lidhje moderne për SSD të shpejtë përmes M.2.
- Socket AM4, format Micro ATX
- 2 slota RAM DDR4, deri 64 GB; frekuenca 2133–3200 MHz
- Ruajtje: 1x M.2 (PCIe Gen4) dhe 4x SATA 3; RAID 0/1/10
- Video dalje: HDMI (deri 4K 60Hz), DVI-D dhe D-Sub (VGA)
- Rrjet: Gigabit LAN (10/100/1000) dhe audio 7.1 (Realtek ALC887)
Paneli i pasëm përfshin gjithashtu PS/2, RJ-45 dhe USB 2.0, ndërsa brenda ka konektor ATX 24-pin dhe konektorë për ventilatorë/USB 2.0. Pllaka përdor AMI UEFI BIOS dhe mbështet veçori si PXE dhe Wake-on-LAN.
Regjistrohu
Produkte të shikuara