Set kabllosh modularë CableMod me mbështjellje textile ModFlex, i dizajnuar për rregullim më të pastër të kabllove dhe pamje më premium brenda kasës së PC-së. Kabllot zëvendësojnë direkt kabllot origjinale të furnizimit modular me rrymë (PSU) dhe janë të përshtatshme vetëm për modele të caktuara Corsair me cable management.
Seti vjen me kombinim ngjyrash zi/bardhë në fije, me konektorë të zinj, dhe përfshin edhe cable combs për rreshtim më të rregullt të fijes.
- Kompatibilitet: Corsair RM / RMx / RMi (PSU modularë – sipas modelit)
- Material i mbështjelljes: ModFlex (tekstile), fleksibil dhe i dendur (jo transparent)
- Përmbajtja: 9 kabllo + cable combs (për 24-pin, 8-pin, 6-pin dhe 4-pin)
- Kabllot kryesore: 24-pin ATX, 8-pin EPS, 4+4 EPS, PCIe 8-pin & 6-pin, SATA dhe Molex
- Gjatësi të ndryshme sipas kabllos (p.sh. 24-pin 600 mm, EPS 700 mm, SATA deri 850 mm)
Regjistrohu
Produkte të shikuara