Nikwax Wool Wash është agjent pastrimi i lëngshëm për rroba me elemente leshi, i rekomanduar veçanërisht për lesh Merino dhe veshje teknike bazë. Pastron butë, e zbut materialin dhe e rifreskon pa e ndryshu pamjen e jashtme.
Formula është me bazë uji, e biodegradueshme, jo e ndezshme dhe pa fluorokarbure. Përdoret në lavatriçe ose me dorë; mund të aplikohet pa hollim në njolla të vështira para larjes. Nuk rekomandohet për veshje të papërshkueshme nga uji dhe nuk duhet të përdoret zbutës rrobash.
- Kapacitet: 300 ml
- Pastron, zbut dhe rifreskon leshin; ndihmon në largimin e aromave të pakëndshme
- Përmirëson thithjen e lagështisë dhe përshpejton tharjen
- Ul fërkimet mes fibrave dhe mund të zgjasë jetën e veshjes
- I përshtatshëm për larje në lavatriçe ose me dorë
Regjistrohu