Dyshek dopio Silentium, susta xhepi, i bardhë, 150x200x30cm
| Numri i produktit: | MAR-200010111 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
FALAS
|
| Brendi | FolejaHome |
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
32,700 L
Përfshinë TVSH 20%
-18 %
Keni pyetje rreth produktit?
Ky dyshek ka susta xhepi dhe është njëanësh.
Një person që fle shëndetshëm ndryshon pozicionin e gjumit deri në gjashtëdhjetë herë gjatë natës (për të shmangur dhimbjet e muskujve dhe kyçeve). Mundësia për të ndryshuar pozicion pa pengesa është kusht i domosdoshëm për një gjumë të mirë. Shpërndarja e barabartë e presionit parandalon dhimbjet në trup aty ku mund të ketë presion më të madh (shpatulla, ije, thembra) dhe garanton qarkullim të mirë të gjakut.
Ky dyshek dopio përfshin teknologjinë e sustave të pavarura, që është një nga llojet më të njohura të dyshekëve. Zemra e dyshekut përbëhet nga shumë susta të pavarura të futura në një xhep cilindrik. Çdo sustë është e lidhur fort me sustat përreth. Kjo teknikë mundëson që sustat të lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo teknikë komplekse bën që dysheku të përshtatet me formën e trupit.
-----------------------------------------------------------
SPECIFIKIMET:
Përmasat: 150x200 cm.
Lartësia e dyshekut: 30 cm.
• Sipërfaqe 100% poliester i thurur
• Një shtresë pambuku Cellucotton (3000 copë) siguron izolim dhe forcim mes sustave dhe materialeve të sipërfaqes.
• 1cm pambuk shumë i butë
• 3.5cm shkumë me valë me specifika 20kg/m3
• 2cm shkumë 25kg/m3
• Një shtresë mbushëse me fije poliestër pambuku me specifika 200g/m2
• Susta xhepi me lartësi 25cm dhe tela metalike Φ1.8mm—2 (dy) rreshta sustash xhepi rreth perimetrit me dimension Φ2.2mm
• Një shtresë mbushëse me fije poliestër pambuku me specifika 200g/m2
• Një shtresë pëlhure të endur me trashësi 170g/m2 që, falë ndërtimit të saj, maksimizon komoditetin dhe "ajrosjen" e dyshekut
FORTËSIA: 2/5
-----------------------------------------------------------
MIRËMBAJTJA:
• Ekspozoni periodikisht dyshekun në diell për ajrosje të duhur
• Mbani dritaret hapur për 30 minuta çdo ditë për të larguar lagështinë, sidomos gjatë dimrit që është shkaku kryesor i erës së keqe të dyshekut
• Mos e përkulni dyshekun sepse ka rrezik të deformohet dhe të dëmtohet
• Mos e përdorni si "trampolinë" nga fëmijët
• Mbajeni të thatë
• Lani çarçafët në temperatura të larta dhe hekurosni mirë për të vrarë mikroorganizmat dhe vendosni të thatë mbi dyshek
• Mos hekurosni mbi dyshek
• Mbrojeni nga lëngjet dhe pastrojeni vetëm me pastrues të veçantë
• Baza e dyshekut duhet të jetë pa dalje, kthesa apo gunga. Duhet të jetë në një sipërfaqe të drejtë
-----------------------------------------------------------
PËRPARËSITË:
• Paketim roll-pack për transport të lehtë
• Mbrojtje nga insektet si marimangat etj.
• Ajrosje
• Anatomik
-----------------------------------------------------------
** Ngjyra e produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihni në ekranin tuaj.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i copave | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 copë | 36.5 | 34 | 0.166 | 0 | 0 | 1 | 1.6 | 0.32 | 0.32 |
Regjistrohu
Produkte të shikuara