Dyshek dopio Hypnottica, susta xhepi, i bardhë, 140x200x25cm
| Numri i produktit: | MAR-200010107 |
|---|---|
| Disponueshmëria: |
10+ artikuj |
| Transporti: |
FALAS
|
| Brendi | FolejaHome |
Përfito -5% vetëm në Firefox
Zbritja aktivizohet vetëm në browserin Firefox dhe aplikohet në shportë
Vlen vetëm për porosi të përfunduara nga Firefox.
24,900 L
Përfshinë TVSH 20%
-16 %
Keni pyetje rreth produktit?
Ky dyshek ka susta xhepi dhe është njëanësh.
Një person që fle shëndetshëm e ndërron pozicionin e gjumit deri në gjashtëdhjetë herë gjatë natës (për të shmangur dhimbjet e muskujve dhe kyçeve). Mundësia për të ndërruar pozicion pa pengesa është kusht i domosdoshëm për një gjumë të mirë. Shpërndarja e barabartë e presionit parandalon dhimbjet në trup aty ku mund të ketë më shumë presion (shpatulla, ijë, thembra) dhe siguron qarkullim të mirë të gjakut.
Ky dyshek dopio integron teknologjinë e sustave të pavarura, që është një nga llojet më të preferuara të dyshekëve. Zemra e dyshekut përbëhet nga shumë susta të pavarura të futura në një leckë cilindrike, xhepi. Çdo sustë është e lidhur fort me sustat ngjitur. Kjo teknikë mundëson që sustat të lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Kjo teknikë komplekse bën që dysheku me susta xhepi të përshtatet me formën e trupit.
-----------------------------------------------------------
SPECIFIKIMET:
Përmasat: 140x200 cm.
Lartësia e dyshekut: 25 cm.
• Sipërfaqe prej pëlhure të endur 100% poliester
• Një shtresë fibrash poliestër të ngjitura me spërkatje me peshë 300g/m2 që siguron izolim dhe forcim mes sustave dhe materialeve të sipërfaqes.
• 2.5cm shkumë me valë me specifika 20kg/m3
• Pëlhurë jo e endur me peshë 25g/m2
• 1cm shkumë me specifika 25kg/m3
• 1 shtresë pambuku me peshë 200g/m2
• Susta xhepi me lartësi suste 22cm dhe specifika tel çeliku Φ1.8mm—2 (dy) rreshta perimetrale me susta xhepi me dimension Φ2.2mm
• 1 shtresë pambuku me peshë 200g/m2
• Mbështjellje perimetrale me pëlhurë gri të endur, që falë ndërtimit të saj maksimizon qarkullimin e ajrit dhe ndihmon në rregullimin më të mirë të temperaturës së dyshekut
FORTËSIA: 2/5
-----------------------------------------------------------
MIRËMBAJTJA:
• Ekspozoni periodikisht dyshekun në diell për ajrosje të duhur
• Mbani dritaret hapur për 30 minuta çdo ditë për të larguar lagështinë, sidomos gjatë dimrit që është shkaku kryesor i erës së keqe të dyshekut
• Mos e përkulni dyshekun sepse ekziston rreziku i deformimit dhe shkatërrimit
• Mos e përdorni si "trampolinë" nga fëmijët
• Mbajeni të thatë
• Lani çarçafët në temperatura të larta dhe hekurosini mirë për të vrarë mikroorganizmat dhe vendosini të thatë mbi dyshek
• Mos hekurosni mbi dyshek
• Mbrojeni nga lëngjet dhe pastrojeni vetëm me pastrues të veçantë
• Baza e dyshekut duhet të jetë pa dalje, kthesa dhe gunga. Duhet të jetë në një sipërfaqe të drejtë
-----------------------------------------------------------
PËRPARËSITË:
• Paketim roll-pack për transport të lehtë
• Mbrojtje nga insektet si marimangat etj.
• Ajrosje
• Anatomik
-----------------------------------------------------------
** Paraqitja e ngjyrave të produktit mund të ndryshojë pak nga ajo që shihni në ekranin tuaj.
| Përshkrimi i paketimit | Pesha bruto | Pesha neto | Vëllimi bazë | Hapi i vëllimit | Sasia e ndryshimit | Numri i copave | Gjatësia m | Gjerësia m | Lartësia m |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 copë | 30.5 | 28 | 0.156 | 0 | 0 | 1 | 1.51 | 0.32 | 0.32 |
Regjistrohu
Produkte të shikuara