Mbështjellësi Apple Smart Folio është dizajnuar posaçërisht për iPad (A16), duke ofruar mbrojtje të plotë për pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes. Ngjyra blu e lehtë i jep një pamje moderne dhe elegante, ndërsa materiali cilësor siguron që pajisja të jetë e sigurt nga gërvishtjet dhe goditjet e lehta.
Ky mbështjellës ka funksion auto wake/sleep që ndez ose fik automatikisht ekranin kur hapet ose mbyllet kapaku. Falë dizajnit të palosshëm, mund të përdoret edhe si mbajtëse për të parë video ose për të punuar më lehtë me iPad-in. Mbyllja magnetike siguron që kapaku të qëndrojë gjithmonë i mbyllur dhe i sigurt.
- Përshtatet për iPad deri në 11 inch
- Funksion auto wake/sleep
- Dizajn i hollë dhe i lehtë
- Mbyllje magnetike
- Ngjyrë blu (Sky)
Regjistrohu