Sonoff ZBMINIL2 është switch smart mini me lidhje ZigBee 3.0 për kontroll të ndriçimit dhe pajisjeve elektrike. Për shkak të përmasave të vogla, instalohet lehtë në shumicën e kutive montuese (përfshirë EU/86/120) dhe punon me lloje të ndryshme të switch-eve të jashtme.
Mund të kontrollohet përmes aplikacionit (p.sh. Google Home, SmartThings dhe eWeLink për konfigurim/pairing), si dhe me komandë zanore përmes asistentëve të mbështetur. Mbështet skena automatizimi, timer dhe kontroll dykahësh (i përshtatshëm edhe për ndriçim të shkallëve).
- Lidhje pa tela: ZigBee 3.0 (kërkon ZigBee Hub për funksionim në rrjet ZigBee)
- Furnizim/Hyrje-Dalje: 100–240V ~ 50/60 Hz, 6A max
- Përmasa: 39.5 × 32 × 18.4 mm
- Instalim kompakt; nuk kërkon neutral wire
- Material strehimi: PC me rezistencë ndaj flakës V0
Regjistrohu