Colmi R10 është unazë inteligjente e hollë për matje të aktivitetit dhe shëndetit gjatë gjithë ditës. Lidhet me aplikacionin QRing për t’i parë në kohë reale matjet dhe statistikat pa pasur nevojë për orë ose byzylyk.
Modeli R10 ka madhësi 10 (diametër i brendshëm 20 mm), peshë vetëm 4.7 g dhe qëndron 3–5 ditë me një karikim. Kasa është rezistente 5ATM dhe në paketim vjen kutia kompakte për karikim që e ringarkon deri në 13 herë.
- Monitorim 24/7: rrahje zemre, SpO₂, temperaturë trupore, stres dhe gjumë (faza)
- Aktivitet: hapa, distancë, kalori dhe 21 mënyra ushtrimesh
- Lidhje Bluetooth me aplikacionin QRing (Android, iOS, HarmonyOS)
- Kuti karikimi 200 mAh, koha e karikimit rreth 1 orë
- Materiale të qëndrueshme me përfundim elegant, standard 5ATM
Regjistrohu
Produkte të shikuara