Kasë Mcdodo HU-7420 është një hub USB-C shumëfunksional që ofron lidhje të shpejta dhe të besueshme për pajisjet tuaja. Me trup të fortë nga aliazh alumini dhe dizajn kompakt, ky aksesor është ideal për përdorim në zyrë, shtëpi apo gjatë udhëtimeve. Përmes porteve të ndryshme, mundëson lidhjen e pajisjeve të shumta si maus, tastierë, hard disk, printer, skaner dhe shumë të tjera.
Mbështet karikim të shpejtë deri në 100W për pajisjet tuaja, si dhe transferim të të dhënave me shpejtësi deri në 5 Gbps përmes porteve USB3.0. Lexuesit e integruar për kartela SD dhe TF e bëjnë këtë kasë të përshtatshme për fotografë dhe përdorues që punojnë shpesh me memorje të jashtme. Po ashtu, portet HDMI dhe VGA ofrojnë mundësi për shfaqje të imazhit në rezolucion të lartë në monitorë apo TV.
- 6 porte të ndryshme për lidhje të avancuara
- Karikim i shpejtë deri në 100W
- Transferim të dhënash deri në 5 Gbps
- Mbështetje për kartela SD/TF
- Dizajn i lehtë dhe material rezistent
Regjistrohu
Produkte të shikuara