Dritë biçiklete Superfire BL11 është zgjidhje ideale për ndriçim të sigurt gjatë vozitjes në mbrëmje ose natë. Me trup të lehtë prej alumini dhe dizajn kompakt, kjo dritë montohët lehtë në timonin e biçikletës dhe ofron ndriçim të fuqishëm deri në 120 metra largësi. Bateria e rikarikueshme 2000 mAh siguron deri në 3 orë përdorim të pandërprerë dhe karikohet shpejt përmes micro USB.
Drita ofron katër mënyra ndriçimi: dritë e fortë, dritë e lehtë, stroboskop dhe SOS për raste emergjente. Është rezistente ndaj ujit (IP44) dhe goditjeve deri në 1 metër, duke e bërë të përshtatshme për çdo kusht moti. Mund të përdoret edhe si dritë dore për aktivitete të tjera në natyrë.
- Ndriçim LED me 4 mënyra funksionimi
- Bateri e rikarikueshme 2000 mAh
- Rezistente ndaj ujit IP44 dhe goditjeve
- Montim i lehtë në timon me rrip silikoni
- Dizajn i lehtë dhe kompakt, ngjyrë e zezë
Regjistrohu
Produkte të shikuara