Machenike L8 Max është maus gaming me lidhje tri-mode (2.4 GHz, Bluetooth dhe USB), i dizajnuar për lojëra dinamike dhe përdorim konkurrues. Vjen me sensor Pixart PAW3395 për ndjekje të qëndrueshme dhe saktësi të lartë, si dhe dizajn ultralehtë rreth 66 g për lëvizje të shpejta.
Bateria 450 mAh ofron përdorim mbi 90 orë, ndërsa switch-at Kailh GM8.0 janë të ndërtuar për klikime të shpejta dhe jetëgjatësi të lartë. Nga pamja, ka ndriçim RGB në bazë dhe formë ergonomike me butona anësor.
- Sensor Pixart PAW3395, deri në 26000 DPI, 650 IPS, 50 G
- Lidhje: 2.4 GHz / Bluetooth / USB (wired)
- Peshë rreth 66 g për kontroll të shpejtë
- Bateri 450 mAh, kohë pune mbi 90 orë
- 7 butona dhe switch Kailh GM8.0 (deri 80 milion klikime)
Regjistrohu
Produkte të shikuara