Mbështjellësi Wozinsky Ring Armor për iPhone 13 Pro Max ofron mbrojtje të lartë falë ndërtimit të tij të dyfishtë me pjesë të pasme të fortë PC dhe kornizë fleksibile TPU. Ky mbështjellës është i dizajnuar për të absorbuar goditjet dhe për të mbrojtur pajisjen nga rëniet dhe gërvishtjet, duke siguruar jetëgjatësi për telefonin tuaj.
Falë ring holder-it të integruar, telefoni mund të mbahet më sigurt në dorë ose të vendoset në mbajtës magnetik për veturë. Funksioni i këmbëzës (kickstand) e bën të lehtë shikimin e videove ose përdorimin e telefonit pa duar. Kornizat e ngritura mbrojnë ekranin dhe kamerën nga dëmtimet, ndërsa prerjet precize mundësojnë akses të lehtë në të gjitha portet.
- Mbështjellës i fortë me dy shtresa (PC dhe TPU)
- Ring holder për kapje më të sigurt
- Këmbëz për mbështetje të telefonit
- Korniza të ngritura për mbrojtje të ekranit dhe kamerës
- Përshtatshmëri me mbajtës magnetik për veturë
Regjistrohu