Kabllo Ugreen DisplayPort në HDMI është zgjidhje ideale për lidhjen e kompjuterit, laptopit apo kartës grafike me monitor, televizor apo projektor që ka hyrje HDMI. Kablloja është unidireksionale, që do të thotë transmeton figurën dhe zërin vetëm nga DisplayPort në HDMI, jo anasjelltas. Përkrah rezolucion të lartë deri në 4K (3840 x 2160) me 30Hz, duke ofruar cilësi të lartë të figurës dhe zërit.
Ndërtimi i kabllos është i fortë dhe i qëndrueshëm, me materiale cilësore TPS dhe ABS, ndërsa kontaktet janë të veshura me ar për transmetim të qëndrueshëm pa ndërprerje. Kablloja funksionon në mënyrë Plug & Play, pa nevojë për instalim të drajverëve shtesë.
- Transmeton video dhe audio nga DisplayPort në HDMI
- Mbështet rezolucion 4K/30Hz
- Gjatësia 1.5 metra
- Materiale të qëndrueshme TPS dhe ABS
- Plug & Play, pa drajverë shtesë
Regjistrohu
Produkte të shikuara