Shtoni një prekje moderne në kuzhinën tuaj ose në dhomat e mysafirëve! Ky ngrohës uji me dizajn kompakt kombinon elegancën me qëndrueshmërinë, duke ofruar performancë të shpejtë dhe materiale cilësore.
Pse të zgjidhni këtë kettle?
Ky model është projektuar për të garantuar siguri, rehati dhe stil në çdo përdorim. Brendësia është 100% prej çeliku inox, duke eliminuar kontaktin e ujit me plastikën dhe duke siguruar përdorim të shëndetshëm. Dizajni modern mat i zi i jep një pamje elegante çdo ambienti dhe nuk lë shenja gishtash, duke ruajtur gjithmonë një pamje të pastër dhe profesionale.
Me kapacitet ideal 0.8 litra, është praktik dhe nuk zë hapësirë, duke e bërë perfekt për përdorim në shtëpi apo në dhoma hoteli (welcome tray). Pajisja është e pajisur me sistem sigurie maksimal, duke përfshirë fikje automatike dhe mbrojtje kundër punës pa ujë. Gjithashtu, përdorimi është shumë i lehtë falë kapakut që hapet lehtësisht dhe grykës që nuk pikëzon.
Specifikimet teknike:
• Kapaciteti: 0.8 L
• Materiali i brendshëm: Çelik inox cilësor
• Materiali i jashtëm: Veshje mat e zezë rezistente ndaj nxehtësisë
• Siguria: Fikje automatike dhe mbrojtje ndaj punës pa uje
Regjistrohu
Produkte të shikuara