Fshesë me korrent vertikale pa kabllo UFESA Inspire U7 Digital Pro 500 W, 29.6 V, 0.6 L, blu/e zezë
UFESA Inspire U7 Digital Pro është fshesë me korrent vertikale pa kabllo me motor digjital brushless (BLDC), e dizajnuar për pastrim të dyshemeve të forta, tepihëve dhe qosheve të vështira. Tubi i përkulshëm e lehtëson pastrimin nën mobilie, ndërsa furça e motorizuar me LED ndihmon në zona më të errëta.
- Motor digjital BLDC 500 W me thithje ≥26 kPa
- Bateri Li-ion e heqshme 29.6 V / 2000 mAh, deri 80 min (ECO)
- 4 mënyra pune: Eco, Medium, Turbo, Auto (Auto rregullon thithjen)
- Teknologji multicyclone për thithje më të qëndrueshme
- Ekran digjital me status baterie, mënyrën, dhe sinjalizime bllokimi/mbushjeje
Kapaciteti i enës së pluhurit është 0.6 L dhe niveli i zhurmës është ≤78 dB(A). Në paketim përfshihen: Mini Turbo Brush për tapiceri, grykë e gjatë për hapësira të ngushta, furçë 2-në-1 për mobilie dhe mbajtëse muri për ruajtje.
Regjistrohu