Dreame G12 Pro është fshesë me korrent vertikale me pastrim të thatë dhe të lagësht, që bën vakumim dhe larje në një hap. Është e përshtatshme për pastrim të shpejtë të dyshemeve nga pluhuri, papastërtitë, njollat, lëngjet e derdhura dhe qimet e kafshëve.
- Motor 310 W me fuqi thithjeje deri 25,000 Pa
- Sensor inteligjent i papastërtisë me rregullim automatik të fuqisë
- Modalitete pune: Auto, Quiet, Turbo, Suction (mbledhje lëngjesh)
- Sistem automatik larje e furçës dhe tharje me ajër të nxehtë deri 90°C (në stacion)
- Rezervuar uji i pastër 1 L dhe rezervuar uji të ndotur; kosh pluhuri 0.5 L
Bateria Li-Ion (6 × 2500 mAh) ofron deri 35 minuta punë, me kohë karikimi rreth 4 orë. Ka ekran LED për statusin e baterisë/mode-it dhe njoftime me zë gjatë përdorimit.
Regjistrohu