Adapter audio UGREEN që e kthen portin USB 2.0 në dalje 3.5mm për kufje/altoparlant dhe hyrje 3.5mm për mikrofon. Shërben si kartelë zëri e jashtme për laptop/PC, duke anashkaluar kartelën e prishur të zërit ose portat 3.5mm që nuk punojnë si duhet.
Përshtatet për përdorim me Windows, Mac dhe PS4, pa nevojë për instalime të ndërlikuara në shumicën e rasteve (plug & play).
- Lidhje me kompjuter: USB 2.0 (male)
- Dalje audio: 3.5mm (female, porti i gjelbër) për kufje/altoparlant
- Hyrje mikrofoni: 3.5mm (female, porti rozë)
- Gjatësia e kabllos: 15 cm
- Chipset: C-Media
Regjistrohu