GIGABYTE GME 360 ICE është sistem ftohje me ujë (AIO) për procesorë Intel dhe AMD, me radiator 360mm dhe 3 ventilatorë 120mm ARGB. Dizajni “ICE” vjen në ngjyrë të bardhë dhe ofron ndriçim të sinkronizueshëm me pajisje të tjera ARGB.
Kompatibiliteti përfshin socket-et Intel 115x/1200/1700/1851 dhe AMD AM4/AM5. Radiatori është prej alumini, ndërsa baza prej bakri për transferim më të mirë të nxehtësisë; tubat me Teflon ndihmojnë në uljen e avullimit të ftohësit. Kapaku i sipërm magnetik ka panel ndriçimi të zëvendësueshëm.
- Radiator: 403 x 120 x 35 mm
- Pompë: 66 x 66 x 63 mm
- 3 x ventilatorë 120mm ARGB, 500–2200 RPM (±10%)
- Airflow deri 62 CFM, zhurmë 14–36 dB
- Kontroll universal i shpejtësisë së ventilatorëve dhe pompës, kompatibil me të gjitha brendet e motherboard-it
Regjistrohu