Kufje me kabllo JBL Tune 520 me lidhje USB-C për dëgjim muzikë dhe thirrje pa duar në PC, celular ose pajisje të tjera me portë USB-C të përputhshme. Dizajni on-ear me jastëkë të butë dhe trup i palosshëm i bën të rehatshme dhe të lehta për me i bart.
Kufjet kanë çip DSP për audio digjitale Hi-Res (deri 96 kHz / 24-bit) dhe ofrojnë JBL Pure Bass për tingull më të fuqishëm. Mikrofoni i integruar dhe kontrolli me 3 butona në kabllo mundësojnë menaxhim të volumit, muzikës dhe ndërrim të profileve EQ.
- Driverë dinamik 32 mm, ndjeshmëri 103 dB
- Frekuencë 10 Hz – 40 kHz, impedancë 32 ohm
- Mikrofon i integruar për thirrje hands-free
- EQ presets: Default, "Bass", "Vocal"
- Kabllo 120 cm, peshë 150 g
Regjistrohu
Produkte të shikuara