Ndërprerësi murali smart SONOFF ZBM5-3C-86W është një switch Zigbee 3.0 për menaxhim të ndriçimit dhe pajisjeve në shtëpi të mençur. Dizajni tip 86 dhe pamja e bardhë e bëjnë të përshtatshëm për instalim në shumicën e kutive standarde.
Punon edhe me neutral edhe pa neutral, dhe integrohet me ekosistemin SONOFF Zigbee si NSPanel Pro, iHost, ZB Bridge-P/U, si dhe me dongle Zigbee (p.sh. ZBDongle-E/P). Mbështet kontroll përmes aplikacionit, komanda me zë, orare dhe skena smart; ka edhe “Separate Relay Mode” (kërkon neutral dhe përdoret vetëm për lidhje të dritave smart).
- Lidhje pa tela: Zigbee 3.0
- Punon me ose pa tel neutral (varësisht nga konfigurimi)
- Kompatibilitet: SONOFF Zigbee hubs dhe Home Assistant (me Zigbee dongle kompatibil)
- Furnizim dhe ngarkesë: 100–240 V~, 50/60 Hz, max 10 A (ngarkesë rezistive); LED deri 400 W @ 240 V
- Materiali: PC + CRS; temperatura e punës: 10°C deri 40°C
Regjistrohu