Kufje TWS JBL Vibe Beam janë kufje pa kabllo me dizajn ergonomik të mbyllur (in-ear) për përshtatje të rehatshme dhe izolim më të mirë të zhurmës. Ofrojnë JBL Deep Bass Sound me drajverë 8 mm dhe vijnë me kuti karikimi në ngjyrë kaltër.
Me teknologjinë Smart Ambient mund të dëgjosh ambientin kur je në lëvizje (Ambient Aware) ose të bisedosh pa i hequr kufjet (TalkThru). Për thirrje pa duar, VoiceAware të lejon me kontrollu sa prej zërit tënd e dëgjon gjatë telefonatave.
- Drajverë 8 mm, frekuencë 20 Hz – 20 kHz, impedancë 16 Ω
- Bateri deri 32 orë gjithsej (8 orë kufjet + 24 orë kutia), karikim i shpejtë: 2 orë në 10 minuta
- Bluetooth 5.2 (A2DP v1.3, AVRCP v1.6, HFP v1.7)
- Rezistencë ndaj ujit/pluhurit: IP54 për kufjet, IPX2 për kutinë e karikimit
- Kompatibile me aplikacionin JBL Headphones për rregullime të tingullit
Regjistrohu
Produkte të shikuara