Powerbank SANDBERG Survivor 420-92 20000mAh PD 30W me karikim pa kabllo Qi, e zezë, set me rrip & kabllo USB-C
Sandberg Survivor Powerbank 20000 mAh PD30W është bateri portative e fortë për karikim të celularëve, tabletëve dhe pajisjeve të tjera mobile, edhe në kushte të vështira. Ka trup të mbrojtur ndaj ujit, pluhurit dhe goditjeve (IP66) dhe vjen me dritë LED të integruar.
Ofron karikim me kabllo përmes USB-C dhe dy daljeve USB-A, si dhe karikim pa kabllo për pajisje që e përkrahin standardin Qi. E përkrah edhe pass-through charging (mundet me u mbush powerbank-u dhe me kariku pajisje njëkohësisht).
- Kapacitet: 20,000 mAh (74 Wh)
- USB-C PD hyrje/dalje deri 30 W
- 2x USB-A dalje deri 18 W secila (QC 3.0)
- Karikim pa kabllo (Qi) deri 15 W
- Dritë LED 1 W (110–120 lm), distancë 12–15 m
Përmbajtja e paketës: 1x powerbank, 1x rrip mbajtës, 1x kabllo USB-C në USB-C (0.3 m), 1x manual përdorimi. Temperatura e punës: 0–45 °C.
Regjistrohu