Seti Brabantia për larje enësh është zgjidhje kompakte për organizim dhe tharje të enëve në kuzhinë. Përfshin raft tharjeje, organizator për lavaman, brushë me dispenser për detergjent dhe leckë mikrofibër.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, mban pajisjet bazë të larjes gjithmonë afër dhe e kursen hapësirën rreth lavamanit.
- Raft kompakt për tharje me mbajtëse të heqshme për takëme dhe vend për 5 pjata
- I përshtatshëm edhe për gota, filxhanë dhe enë të vogla
- Organizator që fiksohet në lavaman për sfungjer dhe leckë
- Brushë me rezervuar detergjenti që lëshon sasinë e duhur gjatë larjes
- Leckë mikrofibër për larje, tharje dhe pastrim sipërfaqesh, pasqyrash e dritaresh
Regjistrohu