LEGO Party! për PlayStation 5 është lojë party për deri në 4 lojtarë, me mini-lojëra të shumta dhe zona sfidash të stilit LEGO. Mund të luhet me shokë në të njëjtin vend ose online me mbështetje për platforma të ndryshme.
Qëllimi është të fitosh sa më shumë “Golden Bricks”, duke përdorur power-ups, duke vendosur kurthe dhe duke garuar në sfida të ndryshme. Loja përfshin mini-lojëra të bazuara në tema si LEGO Pirates, LEGO Space dhe LEGO NINJAGO, si dhe mundësi të mëdha personalizimi të minifigurave.
- Multiplayer deri në 4 lojtarë (lokal dhe online, cross-platform)
- Mbi 60 mini-lojëra dhe zona sfidash LEGO
- Garë për “Golden Bricks” me power-ups dhe kurthe
- Personalizim i gjerë i personazhit me kombinime të shumta minifigurash
- Vlerësim moshe PEGI 7 (sipas kopertinës)
Regjistrohu
Produkte të shikuara