Playseat Challenge X - Logitech G Edition është karrige/kokpit për sim racing që ta zhvendos timonin dhe pedalet nga tavolina në një pozicion shumë më realist. Ka strukturë të lehtë, stabilitet të lartë dhe paloset shpejt për ruajtje pa zënë shumë hapësirë.
Është plotësisht e rregullueshme për pozicione të ndryshme të vozitjes (GT, Rally ose F1) dhe punon me shumicën e timonëve, pedaleve, konzollave dhe PC/Mac. Materiali ActiFit është i ajrosshëm dhe i rehatshëm për sesione të gjata.
- Palohet dhe ruhet shpejt; peshë 11.6 kg
- Pozicionim i rregullueshëm: GT / Rally / F1
- Mbështetje edhe për ndërrues shpejtësish (gear shifter)
- Përputhshmëri: PS4/PS5, Xbox One/Series X|S, Nintendo Switch/Switch OLED, PC
- Përmasa të hapura: 140 x 60 x 105 cm (H x W x D)
Regjistrohu
Produkte të shikuara