Playseat Direct Drive PRO Adapter është aksesor montimi për simulatorë garash (sim racing), i dizajnuar për me instalu timona Direct Drive që prodhojnë forcë të lartë force feedback. Ndërtimi metalik i fortë mban timonin stabil dhe pa u përkulë gjatë përdorimit intensiv.
Përshtatet për Playseat Sensation PRO dhe Playseat Formula Intelligence, dhe ofron rregullim të pozicionit për me gjet këndin dhe vendosjen ma komode të timonit.
- Kompatibil me të gjithë timonat Direct Drive (p.sh. Fanatec Podium, SimSteering, Heusinkveld, Simucube 2 Pro, etj.)
- I përshtatshëm për Playseat Sensation PRO dhe Playseat Formula Intelligence
- Konstruksion shumë i fortë, nuk lakohet
- Plotësisht i rregullueshëm
- Instalim i lehtë, vjen me vidat e nevojshme
Paketa përfshin vetëm adapterin (timon/i dhe ulësja nuk përfshihen).
Regjistrohu
Produkte të shikuara