PDP Afterglow Wave është kontroller me kabllo i licencuar zyrtarisht për Xbox, me ndriçim RGB dhe dizajn blu me efekte “wave”. Lidhet me USB-C dhe ofron kapje të teksturuar për kontroll më të mirë gjatë lojës.
Përmes butonit “Function” ose aplikacionit falas PDP Control Hub mund t’i personalizosh zonat e ndriçimit dhe rregullimet e kontrollit, si trigger-at dhe “dead zones”. Dy butona të programueshëm në pjesën e pasme ndihmojnë për veprime më të shpejta, ndërsa kontrollet e integruara për audio e bëjnë më të lehtë menaxhimin e volumit dhe “mute” të mikrofonit pa u shkëputur nga loja.
- Lidhje me kabllo (USB-C), kabllo 2.4 m e përfshirë
- 8 zona ndriçimi RGB të personalizueshme (me buton ose aplikacion)
- 2 butona të programueshëm prapa për komandime të shpejta
- Kontrolle audio të integruara: volum, balancë game/chat dhe mute mikrofon
- Përputhshmëri: Xbox Series X/S, Xbox One dhe Windows 10/11 PC
Regjistrohu