Marvo M355 është maus gaming me lidhje me kabllo (USB 2.0), i dizajnuar për kontroll të saktë në lojëra dhe përdorim të përditshëm. Ka sensor optik dhe ndërrim të shpejtë të ndjeshmërisë (DPI) me buton pranë rrotëzës.
Ndriçimi LED me 7 ngjyra ndihmon për ta dallu nivelin aktiv të DPI-së. Maus-i ka gjithsej 9 butona të programueshëm dhe suporton funksion për ekzekutim të dy komandave me një shtypje (sipas konfigurimit).
- Sensor optik, DPI: 1200 / 2400 / 4800 / 7200
- 9 butona (të programueshëm), jetëgjatësi deri 3 milion klikime
- Ndriçim LED/RGB me 7 ngjyra
- Kabllo 1.5 m, lidhje USB 2.0
- Kompatibilitet: Windows XP ose më i ri
Regjistrohu