TRANSFORMERS: Galactic Trials është lojë për Xbox Series X dhe Xbox One që kombinon gara arcade me luftim robotësh. Në histori, Nemesis Prime vjedh relike të fuqishme dhe Autobots/Decepticons përplasen në gara luftarake për t’i rikthyer.
Zgjidh personazhe të njohur si Bumblebee, Megatron dhe Optimus Prime, garo në pista beteje dhe kalo në “bot mode” për të përdorur aftësi shkatërruese me energon. Me eksperiencë dhe relike Prime, përmirëson aftësitë dhe zhbllokon karaktere e pamje të reja.
- Lojë gara + combat me transformim gjatë garës
- 10 pista beteje me drift, booster pads dhe grumbullim energon
- Personazhe ikonikë me aftësi unike (p.sh. energon axe, plasma blade)
- Sistem progresi: eksperiencë, relike Prime, zhbllokim karakteresh dhe skins
- Vlerësim moshe: PEGI 7
Regjistrohu
Produkte të shikuara