Atomic Heart është lojë aksion/shooter për Xbox Series X dhe Xbox One, e vendosur në një botë utopike që shndërrohet në kaos pas eksperimenteve sekrete dhe rebelimit të robotëve e krijesave të mutuar. Ti luan si agjent që duhet me e ndalë katastrofën dhe me e zbulu të vërtetën prapa “perfeksionit”.
Përdor dorezën eksperimentale me aftësi speciale, armë moderne dhe tehe për luftime të shpejta e të ashpra. Stili i luftimit mund të përshtatet sipas kundërshtarëve dhe mjedisit, me mundësi për me i përmirësu armët dhe pajisjet.
- Ngjarje në botë utopike/distopike me atmosferë të çuditshme dhe intense
- Luftim visceral dhe spektakolar kundër robotëve dhe mutantëve
- Aftësi speciale nga doreza eksperimentale dhe arsenal armësh/tehesh
- Upgrade i armëve dhe pajisjeve për përballje më të vështira
- PEGI 18 (përmbajtje për të rritur)
Regjistrohu
Produkte të shikuara