Star Wars: Outlaws për PlayStation 5 nga Ubisoft është lojë aksion-aventurë me botë të hapur në universin Star Wars. Luani si Kay Vess, një hajne që kërkon liri dhe burime për me nis një jetë të re, duke u përballë me sindikata kriminale dhe rreziqe të mëdha nëpër galaktikë.
Eksploroni lokacione të njohura dhe të reja, lëvizni me speeder nëpër hapësira të gjera, kryeni misione me rrezik të lartë dhe merrni vendime që ndikojnë reputacionin tuaj. Me aleatin Nix, kombinoni luftimin me blaster, fshehtësinë dhe veglat për me fitu përparësi. Merrni kontrollin e anijes Trailblazer dhe hyni në beteja hapësinore kundër Perandorisë dhe armiqve të tjerë.
- Botë e hapur në Star Wars me qytete, kantina dhe zona të gjera për eksplorim
- Histori origjinale me personazhin Kay Vess dhe shoqëruesin Nix
- Misione të rrezikshme: vjedhje, infiltrime dhe vendime që ndikojnë reputacionin
- Lëvizje me speeder dhe sfida të ndryshme në çdo lokacion
- Luftë dhe pilotim me anijen Trailblazer në përplasje hapësinore
Regjistrohu
Produkte të shikuara