The Legend of Zelda: Echoes of Wisdom është lojë aventurë për Nintendo Switch, ku këtë herë luan me Princeshën Zelda për me shpëtu mbretërinë e Hyrule nga çarjet e çuditshme që kanë zhdukë banorët.
Së bashku me zanën misterioze Tri, përdor Tri Staff për me mësu me kriju “echoes” (imitime të gjërave që i gjen në ambient) dhe me i rikriju kurdo që të duhet për me zgjidhë enigma dhe me mposhtë armiq.
- Platformë: Nintendo Switch
- Histori në Hyrule me Princeshën Zelda si personazh kryesor
- Mekanika “echoes” për krijim objektesh dhe kombinime kreative
- Përdorim i echoes për puzzle, lëvizje në terren dhe luftim
- Klasifikim moshe: PEGI 7
Regjistrohu